









Hasan Rama vjen nga një fshat i Komunës së Gjakovës. Është 30 vjeqar dhe kur migroi ne Austri për të kërkuar jetë më të mirë ai u detyrua të lë familjen në Kosovë.më tepër
Shemsija është një nënë e vetme me dy fëmijë nga një fshat i vogël në komunën e Vushtrrisë. Ajo ishte kishte një martesë të lumtur derisa një ditë burri i saj vendosi të largohet nga shtëpia pa asnjë paralajmërim. Shemsija mbeti...më tepër
Kjo webfaqe është një platformë informimi dhe bashkëpunimi për të kthyerit në Kosovë. Ofron informata rreth mundësisë së punësimit përmes vendeve të lira të punës. Gjithashtu ofron kontaktet për institucionet dhe administratat relevante në komunat e ndryshme të Kosovës. Veç kësaj, të kthyerit mund të informohen cdo ditë me të rejat sa i përket punësimit dhe edukimit, poashtu rreth shërbimeve shëndetësore dhe sociale.
Projekti ReKoKO implementohet nga ICMPD dhe mbështet kosovarët që kthehen nga Austria (Vjena dhe Stiria) në riintegrimin e tyre individual. Përfituesit e projektit mund të marrin mbështetje në fusha të ndryshme, sikurse janë asistence sociale dhe administrative dhe shërbime të kujdesit shendetësorë, gjithashtu asistencë në aplikimin për mikro kredi dhe vende pune. Përveç kësaj, projekti ofron trajnime te ndryshme edukative dhe profesionale si edhe kurse trajnimi për fëmijët.
Vendet e lira të punës në Kosovë mund të gjinden në sektorin “Vende të lira pune” të webfaqes. Mundësit për punësim publikohen rregullisht në këtë sektor. Veç, kësaj, në këtë sektor janë të listuara linqe dhe webfaqe tjera dhe agjenci që ofrojnë vende pune. Zyrja e projektit ReKoKO është gjithnjë e hapur dhe e gatshme për mbështetje dhe këshilla për përfituesit e projektit, të interesuar për mundësi punësimi.
Ky sektor ofron informata për kontaktet e zyrave komunale, administratave shtetërore si dhe Organizatave Ndërkombëtare dhe OJQ-ve, të cilat ofrojnë asistencë riintegruese për të kthyerit. Gjithashtu, linqe për kompanitë relevante dhe bankat që janë në Kosovë mund të shihen këtu.